Kulla më e lartë në botë, “Tokyo SkyTree”, e ndërtuar në Japoni, të martën ka hapur dyert për të gjithë vizitorët. Kulla 634- metërshe pritet të vizitohet çdo ditë nga një mesatare prej mbi 8.000 vizitorësh.
Sipas Start, “Sky Tree” mori titullin e kullës më të lartë në botë nga Kulla Kanton e Kinës (600 metra e lartë) duke hyrë kështu në librin e rekordeve Guinnes.
Ndërkohë, titullin e ndërtesës më të lartë në botë e mban “Burc Halife” e ndërtuar në Dubai, e cila është 828 metra e lartë. Ky rrokaqiell ka 165 kate, 160 prej të cilëve të përdorueshme. Shiko videon :
No comments:
Post a Comment