Kategorit

Beni nje kontribut duke klikuar vetem nje here ne dite tek reklamat...

Historia e FC Barcelonës




1899-1909. Themelimi dhe mbijetesa

- Gamper, krijuesi, mendoi të themelojë një klub sportiv në Barcelonë, me ndihmën e Katalanëve dhe të huajve



FC Barcelona, u themelua në vitin 1899 nga një grup i të rinjëve të huaj që jetonin në Barcelonë, ishte rezultat i rritjes së popullaritetit të futbollit, dhe sporteve tjera Angleze. Këto fillime i kanë dhënë klubit identitetin ndërkulturor, përqëndrimin në shumë sporte dhe besnikërinë që i ka rrënjët e thella të Barcelonës dhe Katalunisë.Formimi i klubit u përputh me kohën kur njerëzit filluan të interesoheshin për të luajtur sport në Kataluni; ky kontekst social dhe kultura ideosinkretike e Katalunisë çoi drejt krijimit të një modeli të ri të kohës së lirë moderne.Joan Gamper, themeluesi i klubit, ishte inspirimi dhe ishte prapa klubit në 25 vitet e para.Angazhimi i tij në Barcelonë ishte krejt ndryshe prej rolit të tij si lojtar, drejtor dhe president.

1909-1919. Konsolidimi në fushat e futbollit Carrer de la Indústria

-Zhvillimi i klubit

Në Nëntor të vitit 1908, klubi ishte duke luftuar, me 38 anëtarë për të braktisur atë. Gamper ishte i vendosur që ta ruante klubin që të mos fundosej dhe për herë të parë ai u bë president i organizatës. Kjo shënoi një fazë të re në historinë e Klubit, që konsolidoi atë brenda panoramës së futbollit dhe mjedisitn shoqëror të qytetit dhe atdheut. Një numër i kushteve të ndryshme luajtën rol në proces, duke përfshirë fuqizimin si një organizatë nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të antarëve të saj; ri-shkrimin e ligjeve të Klubit, dhe përvetësimin e fushave të futbollit të Klubit.Në të njejtën kohë, një varg i sukseseve sportive dhe rritja e njohjes akorduan lojtarët që zhvillimi i futbollit të kthehet në një fenomen masiv, duke e bërë atë në një sport profesional.Klubi u rrit shpejt. Numri i anëtarëve u rrit nga 201 që ishin në 1909, në 2973 në më pak se 10vjet.Gjatë këtyre viteve, Barça vendosi themelet solide për të definuar llojin e klubit futbollistik që donte të ishte. Kjo e bëri atë ëndërrën origjinale të grupit të shokëve që e krijuan këtë në 1899;Klubi do të qëndronte këtu.

1919-1930. Ricardo Zamora, portieri Legjendar

-Ricardo Zamora ishte një nga portierët më të mirë në histori të futbollit


Ai debutoi pranë Samitier dhe sëbashku,këta lojtarë bënë një pikë kthese në historinë e klubit.Zamora u emërua si ¨ el Divi ¨ (I Shenjti),ka luajtur vetëm 3 vjetë me Barcën,por perfomancate tij e kanë lënë vulën e tij në ekip.


1930-1939 Lufta kundër Historisë

-Angazhimi në Liri dhe Demokraci

Fc Barcelona ishte e angazhuar në reformat shoqërore,politike dhe kuluturore,të nisura nga qeveria Republikane Katalane.Letra zyrtare e klubit në Tetor të vitit 1932 bënë pozitën e klubit të qartë:¨Popullariteti i padyshimtë i klubit tonë përfshin elemente që nuk kanë të bëjnë me sport.¨Pjesmarrja në veprimet politike dhe kulturore ishin pjesë e këtij angazhimi.

Në fillim të luftës civile,punonjësit e klubit u ballafaquan me kërcënimet se do ta marrin FC Barcelonën nga ata dukei shtyrë ata të krijojnë një komision të rëndësishëm që unanimisht vendosën të ruajnë organizatën.Komisioni i klubit demonstroi që klubi do të ketë udhëheqjen e njejtë që ishte para luftës.
Vitet e 30-ta u përshkruan nga ndryshueshmëria e gjendëjes politke dhe kriza e përgjithëshme,që ishin të pa shmangëshme edhe FC Barcelona.

Gjatë dekadës,Klubi i mbijetoi shumë ngjarjeve të rënda,që përfshijnë edhe vdekjen e krijuesit,Republikës së dytë Spnjolle,Luftës Civile në Spanjë dhe vrasjes së presidentit të klubit,Josep Sunol.Në përgjithësi ishte një periudhë e karakterizuat nga pasiguria që coi në reduktimin e antarësisë dhe prishjen e disa kontratave  të lojtarëve.


1940-1949 Vitet e këmbënguljes

-Besnikëria në identitet pavarësishte kushteve të pafavorshme

Momentet më të vështira të përjetuara nga FC Barcelona ishin vitet e para të pas-luftës.Klubi nuk do të zhduket pa luftuar.Në varësi të shtypjes së pamëshirshme dhe spastrimit nga ushtria dhe autoritetet,identitet i organizatës u ndërrua tërësishte.

Spastrimet gjithashtu ishin prezente edhe te lojtarët,secili që ka shkuar në udhëtimin në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara është suspenduar për dy vjet.
Shumë nga lojtarët ishin dëbuar jashtë shtetit.Emblema në palltot e klubit dhe emri u ndryshuan sepse ato nuk kishin të bëjnë me Spanjën,dhe presidentët e Klubit u zgjodhën nga autoritetet sportive.

Formacioni i ekipit në vitet pasuese,megjithatë coi drejt premtimeve të fitimit të titujve në vitet e 50-ta.Për shumë njerëz,ndeshjet e Barcës në Les Corts paraqitën një oazë të lirisë gjatë viteve të frikës,vuajtjeve dhe shtypjes.


1950-1961 Arritja e Kubala,yllit të Dekadës

-Samitier,sekretari teknik i klubit sjelli në Barcelonë lojtarin Làszlo Kubala

Kubala ishte një lojtar që do të ndryshonte historinë e Barcelonës dhe i cili u bë legjendë i tifozëve të klubit.Gjeniu Hungarez futi teknika të reja të futbollit që nuk janë parë më herët.

Fushat e Les Corts u bënë shumë të vogls për lojën e ekipit që dominoi futbollin Spanjoll dhe paraqitjet e mira në garat ndërkombëtare.Askush nuk dyshoi që klubi pati nevojë për një stadium më të madh.

1961-1969 Përmasa të reja shoqërore

-Më i madh si klub për më tepër nga sukseset sportive

Gjatë viteve të 60-ta FC Barcelona pati një rritje të numrit të antarëve.Paradoksalishte kjo nuk shkonte dorë për dore me sukseset sportive.Në kohën e njejtë ,Katalunia pranoi një numër të madh të migrantëve dhe ishte në kontekst që Barca u bë një mekanizëm i rëndësishëm për shtrirjen në shoqërinë Katalane.

Sukseset jo të rregulla sportive dhe ashpërsia ekonomike pjesërisht për shkak të ndërtimit të Camp Nou bënë që klubi të mos ketë mundësin të blejë lojtarë të mëdhenjë kjo reflektoi në rezultatet e Barcës.

1969-1978 Cruyff,Demokracia

-Më shumë se një klub:

Në 1969 Agusti Montal Costa fitoi zgjedhjet dhe u bë president i Klubi.Në programin e tij insistoi në perfshirjen e anëtarëve dhe ishte i angazhuar në idenë që të gjithë anëtarët do të duhet të jepnin opinionet e tyre nëpërmjet votave.Në 1973 Montal u votua prap për president sllogani i tij në zgjedhje ishte¨Barca është më shumë se një klub¨.

Gjatë presidencës së tij Montal dëshiroi të mbronte restaurimin e Katalanizmit dhe ishte vendosmërisht kundër centralizmit në futbollë ashtu si u përdor nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe delegacioni shtetëror sportiv.Ndikimi i tij bëri që Futbol Club Barcelona të fillojë të rimarrë simbolet e veta duke filluar me emrin e organizatës që është ndryshuar për të tingëlluar më spanjoll pas luftës civile.

Shpërthimi i korrupsionit bashkë me orion(lojtarët e huaj që falsifikuan certifikatat e lindjes duke u deklaruar Spanjoll dhe duke u pranuar nga futbolli Spanjoll)bënë që të jetë e mundshme të luajnë lojtarët e huaj.Endërra e Barcelonës për të marrë Johan Cruyff filloi të dukej sikur realitet.

Fitoret në Hokej filluan të lartësoen hokej është sektor profesional ku klubi ka fituar më së shumti tituj shtetëror dhe ndërkombëtar.


1978-1988 Më shumë Antarë,Më shumë Yje

-Këmbëngulja për tu bërë ekipi më i madh në botë

Fitorja e jashtëzakonshme në Basel në Maj të vitit 1979,kur Barca fitoi Kupën e fituesve të kupës në Evropë për herë të parë e kthyen Barcelonën në fillimin të listës së klubeve më të mira në botë.Ishte fitorja e parë gjatë presidencës së Josep Lluis Nunez.
Gjatë viteve të 80-ta FC Barcelona përjetoi ndryshimie nga lartë dhe poshtë duke u ndikuar nga rezultatet e ndeshjeve performancave të lojtarëve më të mirë dhe arsyeve tjera që nuk kishin të bëjnë me sport.

Kjo dekadë pa arritjen e lojtarëve fantastik duke përfshirë
Quini,Maradona,Schuster,Alexanco,Julio Alberto,Urriti,Marcos...-dhe disa menaxherëve me pamje të ndryshme të futbollit-Helenio Herrera,Lattek;Menotti,Venables...Kjo ishte gjithashtu periudha në të cilën kontratat e para multi-milionëshe u shfaqëndhe të drejtat televizive filluan të ndikojnë në financat e klubit.Organizat u rrit më e madhe me rritjen e Camp Nou dhe një zmadhim spektakular i numrit të antarësisë që u rrit në më shumë se njëcindmijë.

1988-1996¨Dream Team¨(Ekipi i ëndërrave)

-Kupa e parë Evropiane

Nga viti 1988 me Cruyff si menaxher Barca u lidh edhe një herë me futboll të shkëlqyer dhe suksese sportive.Bordi drejtorëve i udhëhequr nga Nunez u fokusua në ndërtimin e një ekipi të futbollistëve që do të rrisnin entuziazmin dhe do paraqiteshin mirë.Camp Nou filloi të mbushet edhe një herë.

FC Barcelona u përkujdes në fitimin e katër titujve rradhazi në Ligë në vitet 1990 dhe 1994.
Fitimi i Kupës Evropiane në 1992 ishte maja e kësaj periudhe që u karakterizua me lojën e ekipit me një prekje dhe stilit ofanziv dhe fitimit të mentalitetit të lojtarëve të Cruyff.

Të njohur si ¨Dream Team¨(Ekipi i ëndërrave)në Futbollin Evropian,këta lojtarë u bënë të paharrueshëm në historinë e klubit: Zubizarreta,Bakero,Begiristain,Laudrup,Koeman,Stoichkov,Romario,Eusebio,Nadal,Guardiola,Amor,Juan Carlos,Ferrer,Nando,Julio Salinas,Serna,Alexanko dhe Goikoetxea.

Të drejtuar nga dyshja Cruyff-Rexach, ekipi përfundimisht i vuri vijë të kaluarës të trazuar,Barca u bë një nga emrat më të mëdhenjë në botën e futbollit.


1996-2008 Një klub njëqindvjecar

-Njëqind vite emocion

Pak organizata kanë arritur përvjetorin e njëqindtë,për këtë duhet konsistencë dhe kontinuitet.Qëllimi i FC Barcelona ishte të festonte në mes të së kaluarës së lavdishme dhe shpresave për të ardhmen.

Ngjarjet përkujtimore panë një derdhje të ndjenjave të Barcës dhe ofruan një mundësi emocionale për të kaluar një vit duke shikuar mbrapa në historinë madhështore të klubit.Shumë personazhe të rëndësishme të kulturës Katalane ishin të përfshirë ashtu edhe mediat dhe organizata të ndryshme të mëdha.I famshmi Antoni Tapies dizajnoi reklamën zyrtare të njëqindvjetorit në këtë mënyrë e shtojmë emrin e tij në listën e artistëve dhe shkrimtarëve të huaj të famshëm që kanë ndihmuar në zmadhimin e FC Barcelonës gjatë viteve.

Sezoni 1998-99 përveq festimeve të njëqindvjetorit ishte gjithashtu historik sepse pati arritje në shumë sporte:në të gjitha 4 sportet profesionale (Futboll,Basketboll,Hendboll dhe Hokej)ekipet fituan titujt në ligë.

Në 2003 presidenti i ri Joan Laporta solli me vete një gjeneratë të re dhe dinamike të drejtorëve që e ndërruan imazhin e klubit tërësisht.Prioriteti i tij ishte që të bënte të mundur që sukseset e klubit të kishin efekt më të madh në aspektet sociale të klubit.

Vitet në vazhdim ishin spektakulare në shumë mënyra:këtu kishte sukses sportiv,një rritje të madhe në antarësi progres ekonomik që vendosën klubin në elitën botërore dhe fokusin në projektet e bamirësisë që arritën kulmin kur Barcelona arriti marrëveshje bashkpunimi me Unicef,projekte të cilat e bënë klubin të dashur nëpër të gjithë botën kështu që definitivisht u arrit nocioni i të qenurit ¨Më shumë se klub¨.

Fitorja që është pritur më së gjati nga të gjithë Kupa e dytë Evropiane erdhi falë ekipit të udhëhequr nga Ronaldinho që kënaqi tifozët të cilët edhe një herë patën ëndërra të mëdha pas fitimit të dy titujve rradhazi në Ligë.


2008-2011 Vitet më të mira në histori

-Barca habit botën

Nën udhëheqjen e Pep Guardiolës ekipi u përmirësua edhe më shumë.Duke luajtur me stilin e njejtë qëe ka sjellur Cruyff ,Guardiola ishte i vendosur që ekipi i tij të bazohej në ekipet e të rinjëve dhe solli shumë talentë në ekipin e parë dhe rezultati ishte ekipi i Barcelonës më i fortë ndonjëherë.

Njohja më e madhe e kësaj erdhi kur në vitin 2010 për Topin e Artë ishin të nominuar 3 lojtarë në listën e ngushtë Xavi,Iniesta dhe Messi të tre të rritur në La Masia rezidencën ku sportistët e rinjë të të gjitha moshave trajnohen dhe edukohen.

Ky ekip i Barcelonës ishte kulmi i gjithqkaje dhe prodhoi një varg mahnitës të titujve të mëdhenj duke përfshirë dy Liga të Kampionëve dhe 3 Liga të Spanjës ,plus edhe trofeun të pritur gjatë Kupën e Botës për Klube që përfundimisht u fitua në vitin 2009 ky vit i jashtëzakonshëm ku Barca fitoi të gjitha 6 trofetë diqka që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e futbollit Evropian.

Barca theu të gjitha llojet e rekordeve luajti ndeshje të paharrueshme dhe fitoi cdo titull që e pati përpara.Por momenti më i mirë për ekipin e Guardiolës erdhi ne Wembley ,kur e gjithë bota u kënaq me lojën të cilën e bëri Barcelona.Mediat botërore bënë lavdata drejt këtij ekipi të jashtëzakonshëm që shkruajti një nga epokat më të jashtëzakonshme në histori të futbollit.

Por nuk ishte vetëm ekipi i futbollit që po merrte trofetë.Ekipet e Basketbollit,Hendbollit dhe Hokejit gjithashtu fituan shumë trofe Evropianë dhe ekipi i futsalit fitoi ligën për herë të parë.
Ky dominim bëri që klubi të vendosë një rekord të ri në sezonin 2010-11 duke fituar 16 tituj profesional.Kurrë më parë FC Barcelona nuk ka fituar kaq shumë trofe në një sezon të vetëm.

 2012 Lionel Messi -Shkruan histori

-Duhët të  jemi krenarë që  jetojmë në epokën e Messit
Fitues i Topit të Artë 3 herë radhazi






















Të bëhesh pjesë e historis së FC Barcelonës duhet mund dhe shumë punë pasi aty janë shkruajtur shumë emra të mëdhenjë por ja që vie një i ashtuquajtur Jashtokësor Lionel Messi që trondit botën me futbollin më spektakular të parë ndonjëher.Ky njeri theu të gjitha rekorded e klubit por  gati edhe të gjitha rekorded e venë në botë me përjashtim të disa që nuk janë shumë largë për tu thyer duke parë moshën që ka përpara ky fenomen.Shumë kush e krahason me legjenden Argjentinase Diego Armando Maradonen,por me kalimin e kohës po hidhen poshtë të gjita parashikimet pasi kalon gjdo lloj logjike ky futbollist.Të mundohesh ta përshkruash në fjalë ky  njeri qfar bënë në fushë  është e pa mundur ndaj gjdo fjalë mund të jetë e pakët por ua lëmë në duar kohës...Duhet të jesh krenarë qe jetonë në kohën e Messit...

/Kinemaja-ch/

No comments:

Post a Comment